Flash

Poshtë pemës së Krishtlindjes ka një dhuratë për Brozovic: Inter gati akordin me deri në 2026

Lapsi.al 4 December 2021
Poshtë pemës së Krishtlindjes ka një dhuratë për

Marcelo Brozovic dhe Inter do të ecin përpara së bashku. E ky, pas disa muajsh tërhiq e mos e këput, duket se është vullneti përfundimtar i të dyja palëve dhe për nënshkrimin e rinovimit të kontratës së kroatit cështja ka mbetur vetëm te detajet, që duhet të përmbyllen deri në Krishtlindje. Pritet një takim i ri pas udhëtimit në Madrid në Champions League dhe Brozovic pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në vitin 2026, për një shifër afër 5.5 milionë euro.

Kërkesa e stafit të lojtarit - siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport - i referohet gjashtë milionëve të sapo rënë dakord me Lautaro Martinez, por shoqëria zikaltër ka zgjedhur të qëndrojë pak nën këtë prag dhe aprovimi përfundimtar mund të arrijë diku te 5.5 milionë në sezon. Një distancë që nuk është aspak e madhe, që me dëshirën e përbashkët dhe ndoshta ndonjë bonus të veçantë do të kapërcehet pa përpjekje të veçanta. Për Interin do të ishte rinovimi i katërt i rëndësishëm brenda pak muajsh pas Lautaros, Barellas dhe Bastonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI