Flash

Video/ Edhe në Korçë e mbanin në stol, Teqja pret penalltinë dhe i jep fitoren Partizanit: polemika për humbjen e Skënderbeut

Lapsi.al 4 December 2021
Video/ Edhe në Korçë e mbanin në stol, Teqja pret

Portieri Teqja është bërë protagonist dhe forma e tij jo vetëm po ndihmon Partizanin të kthehet në hapat e tij, por njëkohësisht e ka ndaluar ish-skuadrën e tij të marrë një barazim në fund të ndeshjes, duke pritur penalltinë e Meksit si një hakmarrje të kohëve kur e mbanin në stol. Partizani ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për herë të parë në këtë sezon, duke mposhtur me shifrat 2-1 Skënderbeun në një sfidë ku ka pasur gjithçka.

Një ndeshje e hapur me të dyja skuadrat që kërkonin suksesin, në emergjencë pikësh, gjë që prodhoi raste të shumta e gola që në pjesën e parë. Golit të shpejtë të Rrapajt iu përgjigj në të njëjtën mënyrë Mensah, por hallet e Dajës i zgjidh i përhershmi Cara. Në fundin pjesës së parë sulmuesi realizoi, por ishte VAR që ktheu vendimin e asistentit, që kishte sinjalizuar pozicion jashtë loje, duke sjellë edhe polemikat e para.

Pjesa e dytë nisi më qetë por gjithcka ishte rezervuar në fund. Me Partizanin që mbrohej në kërkim të një mbrojtje të rezultatit të cmuar, korçarëve iu anulua goli i barazimit për një prekje me dorë të Zhan Viktor. Nëse VAR aprovoi vendimin e arbitrit, në minutën e 82 erdhi edhe pika më delikate, kur u akordua një penallti, që mund të vlente barazimin. Teqja është i pakalueshëm për Meksin, duke mbrojtur fitoren e dytë të të tijve.

Dueli vazhdoi me drithërima deri në fund dhe u mbyll me protestat e korçarëve ndaj gjyqtarit, teksa shohin veten përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit. Ndërsa të kuqtë tani shohin shumë afër zonën e Europës, vetëm 2 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI