Flash

Video/ Strakosha titullar, Lazio i kthehet fitores: Sarri leksion Samdorias, edhe me 10 lojtarë

Lapsi.al 5 December 2021
Video/ Strakosha titullar, Lazio i kthehet fitores: Sarri leksion Samdorias,

Gjithçka e lehtë për Lazion, që mposht 3-1 Sampdorian, duke u rikthyer te suksesi pas tre javësh pa fitore. Kështu, skuadra e Sarrit i bashkohet Romës me 25 pikë në renditje. Në ndeshjen e Marassit ulet sipari pothuaj që në fund të pjesës së parë, e dominuar nga bardhekaltrit. Në minutën e 7' Milinkovic-Savic zhbllokoi ndeshjen, pastaj në katedër u ngjit Immobile, që dyfishoi në të 17' dhe fiksoi trisin në të 37'. Dorianët zgjohen në pjesën e dytë, por është vonë, ashtu si goli i flamurit i Gabbiadinit në minutën e 89.

Lazio kalon 1-3 në Ferraris (Milinkovic dhe një dygolësh i Immobiles, para golit në fund të Gabbiadinit) dhe Sampdoria është tashmë në rënie të lirë, me humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Fiorentinës. Ndeshje pa histori për një pjesë loje. Shumë i madh hendeku mes bardhekaltërve dhe kësaj Sampdoria modeste, e frikësuar, pa lojë, pa ide: zgjimi i pritur i Sampdorias erdhi në pjesën e dytë, por solli vetëm golin e Gabbiadinit në minutën e parafundit, edhe pse skuadra e D'Aversas e luajti pjesën e dytë në epërsi numerike, për shkak të reagimit të çmendur të Milinkoviç (dy të verdhë në pak sekonda) i cili e la me dhjetë lojtarë skuadrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI