Flash

Leao humb ndeshjen me Liverpool: Milan dridhet për Theo Hernandez

Lapsi.al 6 December 2021
Leao humb ndeshjen me Liverpool: Milan dridhet për Theo Hernandez

Nuk ka paqe në shtëpinë e Milan dhe infermieria e Milanellos vazhdon të jetë plot me raste të rëndësishme. I fundit në rend kronologjik ka të bëjë me Rafael Leaon, i zëvendësuar në intervalin e ndeshjes së kampionatit ndaj Salernitanës "si masë paraprake" nga Pioli, për të shmangur problemet pas një goditje. E ndërkohë problemet nuk u evituan: ai kontuzion krijoi një lezion të vogël të bicepsit femoral për portugezin. Kështu, mungesë e sigurtë ndaj Liverpool, ashtu si edhe në ndeshjen kundër Udineses, por rrezikohet madje edhe përplasja e mëvonshme direkte për kreun me Napolin.

Në pas-ndeshjen e sfidës së kampionatit mbretëroi qetësia, ajo që ndjeu Leao dukej se ishte shembja klasike që do të hiqej me pak pushim në orët në vijim, edhe pse ngurtësimi i muskulit e kishte këshilluar Piolin ta zëvendësonte në pushim. Në vend të kësaj, analizat treguan për një dëmtim të vogël në muskulin e kofshës që me siguri do ta largojë portugezin nga lista e protagonistëve ndaj Liverpoolit në Champions League dhe Udineses në kampionat, me rrezik të fortë edhe për ndeshjen e madhe ndaj Napolit pas dy javësh.

Për ndeshjen me Reds, Pioli do të duhet të zgjedhë mes Krunic dhe Messias. Një zgjedhje më shumë konservatore se e guximshme, por sidoqoftë për t'u balancuar me interpretuesit e tjerë që do të dërgohen në fushë që nga minuta e parë. Jo se tekniku ka kushedi sa zgjedhje për të bërë me një infermieri kaq të mbushur, ku rrezikoi të përfundonte edhe Theo Hernandez, që nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme, pasi u mbajt në qetësi si masë paraprake sepse kishte ethe. Anësori megjithatë duhet të jetë gati nesër mbrëma, edhe pse ndoshta jo në gjendjen optimale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI