Flash

Video/ Empoli "fluturon" me Bajramin: shqiptari udhëheq përmbysjen ndaj Udineses

Lapsi.al 6 December 2021
Video/ Empoli "fluturon" me Bajramin: shqiptari udhëheq

Empoli përmbys Udinesen 3-1 dhe merr tre pikë të rëndësishme për renditjen në Serie A. Mbrëmje jo e lehtë për toskanët, të ngrirë nga avantazhi i minutës së 22 me golin e shkëlqyer të Deulofeu pas një trekëndëshi me Success. Të besuarit e Andreazzolit megjithatë reaguan në pjesën e dytë dhe rikuperuan në pak minuta me Stojanoviç dhe Bajramin (gol e asist), e më pas mbyllën historinë në minutën e 78 me golin e Pinamontit. Për Friulianët vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit.

Nëse doni mund ta quani përsëri surprizë. Por Empoli nuk është aspak. Është në anën e majtë të renditjes e për vështirësitë e mbijetesës nuk ka gjurmë. Pasi përmbysi Fiorentinën dhe barazoi në shtëpi me Toron, ata kthehen në shtëpinë e tyre e përmbysin edhe Udinesen (3-1) që kishte kaluar në avantazh me një kundërsulm vdekjeprurës dhe një goditje për biliardo nga Deulofeu. Por Empoli, i cili në pjesën e parë kishte bërë lojën pa mundur të thyejë prapavijën kundërshtare, në pjesën e dytë gjeti menjëherë barazimin me goditjen nga jashtë zonës të Stojanovic. Skuadra që u kthye në A nga Serie B luan përmendësh, guxon, godet nga jashtë zonës, nuk ka frikë dhe lojtarë si Parisi dhe Stojanovic, anësoret e Andreazzolit japin shpirtin dhe dicka më shumë. Mbrëmja kurorëzon Bajramin dhe Pinamontin, në golin e gjashtë në këtë kampionat dhe me rekordin e golave në A të tejkaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI