Flash

Asnjë plan B për Mancinin: "Klub në Premier? Mendoj vetëm si të fitoj Botërorin"

Lapsi.al 7 December 2021
Asnjë plan B për Mancinin: "Klub në Premier? Mendoj

Roberto Mancini i hedh poshtë prerazi zërat e merkatos që e japin të sigurtë në negociata me një klub anglez dhe rikonfirmon angazhimin e tij në pankinën e kombëtares së Italisë. "Një marrëveshje verbale me një klub të Premier League? Kjo nuk është e vërtetë. Objektivi im është të shkoj në Kupën e Botës dhe të jem në gjendje ta fitoj atë", shpjegoi trajneri i të kaltërve, duke konfirmuar besimin e tij tek projekti i Italisë dhe mosekzistencën e një plani B, në rast të dështimit për t'u kualifikuar në Katar 2022.

"Megjithëse gjërat nuk shkuan shumë mirë në grup, ne duhet t'i pranojmë, të përveshim mëngët dhe të fillojmë përsëri", vazhdoi Mancini në prezantimin e librit Photoansa 2021, që po zhvillohet në MAXXI në Romë, duke treguar rrugën që duhet ndjekur për t'u rikthyer te besimi në mjetet dhe potencialin që skuadra ka. "Ne kemi ende disa shanse - vazhdoi ai, duke komentuar shortin -. Sigurisht, nuk ishte një ndonjë short i bukur, por ne jemi kampionë të Evropës dhe mund të vazhdojmë të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas të luajmë finalen e playoff-it."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI