Flash

“Superioria” në analizë: kryeson Tirana, por ja kush është skuadra që krijon më shumë rrezik për kundërshtarët

Lapsi.al 7 December 2021
“Superioria” në analizë: kryeson Tirana, por ja kush

Tirana kryeson, Kastrioti mbyll renditjen, Partizani ka rekord barazimesh e Kukësi shënon më shumë se të gjithë. Por të gjitha këto kuptohen me një sy të hedhur në renditje, ajo për të cilën është e nevojshme një analizë e detajuar e specialistëve është cila skuadër është më e rrezikshme për kundërshtarët. E kjo kuptohet më mirë nga numri i goditjeve në portë, që sigurisht është një e dhënë e rëndësishme që tregon shumë në këtë aspekt.

Por trajnerët për nevojat e tyre të analizimit të kundërshtarit, kërkojnë shpesh herë të analizojnë edhe një të dhënë tjetër: prekjet e topit në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve. Kjo e dhënë ndihmon për disa motive stafet teknike: një skuadër për të krijuar raste të rëndësishme duhet të dërgojë topin në zonën e rreptësisë kundërshtare, duke pasur topin në brendësi të zonës së kundërshtarit do të thotë në një lloj mënyre të arrish të krijosh rrezik për kundërshtarin, siç është shansi për të fituar një korner ose një penallti.

Nëse shikojmë sesa arrijnë të prekin topin në zonën e kundërshtarit skuadrat e Superiores, të dhënat shpjegojnë edhe renditjen dhe lojën e skuadrave. Vëzhgimi i këtyre të dhënave të jep mundësinë të kuptosh sesi dërgimi i topit në zonën kundërshtare është i rëndësishëm, por të jep në të njëjtën kohë edhe mundësinë për të shënuar gola dhe siguruar pikë.

Një aspekt që influencon në këtë statistikë të veçantë që kemi marrë në analizë sot është fakti që skuadrat që luajnë në kundërsulm dhe që dërgojnë pak lojtarë në zonën e kundërshtarit kur sulmojnë, do të kenë gjithmonë një numër të pakët prekjesh së topit në zonën kundërshtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI