Flash

Dilemat e mëdha të mbrëmjes së Champions janë italiane: Atalanta për historinë, Juventus me sytë nga vendi i parë

Lapsi.al 8 December 2021
Dilemat e mëdha të mbrëmjes së Champions janë italiane:

Atalanta ka vetëm një rezultat të dobishëm: fitoren në shtëpi ndaj Villarreal. Juventusi duhet të mundë Malmoe në Allianz Stadium dhe të shpresojë se Chelsea do të humbasë ose do të barazojë në Shën Petersburg kundër një Zenit tashmë të sigurt për vendin e tyre në Europa League. Detyra më e komplikuar është padyshim ajo e skuadrës së Gasperinit, jo vetëm sepse duhet të luajë kualifikimin në 90 minuta, ndërsa Allegrit tashmë e ka bërë detyrën për të kaluar në turin e dytë, por edhe sepse përballet me trofembajtësit e 'Europa League'.

Me një sukses, bergamaskët do të arrinin në fazën e eliminimit të kupës më të rëndësishme për të tretin vit radhazi. Një rezultat historik që do t'i projektonte lojtarët e Atalantës në grupin e skuadrave më të mira kontinentale. Për të hyrë, megjithatë, duhet të mposhtin një ekip që e bën qëndrueshmërinë në mbrojtje një nga pikat e tij të forta. Emery gjithmonë arrin të ndërtojë grupe kompakte, me dy linja të ngushta në gjendje të menaxhojnë më mirë mbulimin e gjerësisë dhe thellësisë, duke lejuar pak hapësira mes reparteve.

Te Juventus, i detyruar të mbajë veshin të zënë duke dëgjuar lajmet që vijnë nga Shën Petersburgu, tre pikët nuk duken të jenë ndërmarrja më e komplikuar, ndaj një Malmoe në fund të grupit. Përveç të mbajë shpresën te Zenit, sidoqoftë, Allegri ka mundësinë të testojë zgjidhje të reja lojërash. Mungesat e pengojnë të vazhdojë me 4-2-3-1 që i dha një shtysë të re sezonit të Juventusit. Allegri ka ndërmend një mini-turnover dhe një sistem loje me tre qendërmbrojtës, de Ligt, Bonucci dhe Rugani, Bernardeschi dhe Alex Sandro në krahë, Bentancur, Arthur dhe Rabiot në qendër të mesfushës dhe dyshen e sulmit Morata-Dybala. Të mundë Malmoe, duke studiuar zgjidhje të reja dhe provuar lojtarë të rinj, në pritje të lajmeve të mira nga Rusia, ky është misioni i Juventusit. Edhe pse, siç kujton Allegri, deri më tani në Ligën e Kampionëve, Juve tashmë e ka kryer detyrën...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI