Flash

"Po të mos besoja, nuk ulesha në pankinë": Ramadani e nis me humbje por me ambicje te Egnatia

Lapsi.al 8 December 2021
"Po të mos besoja, nuk ulesha në pankinë": Ramadani e

“Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e lojës, por na mërzit rezultati sepse nuk arritëm të merrnim të paktën një barazi. Gabimet bëhen nga presioni i kundërshtarit. Me dy stërvitje të vish në këtë nivel te jep shpresë. Duhet të jemi të kënaqur me ndryshimin e lojës". Zekerija Ramadani nuk ka fjalë për të fshehur dëshpërimin për një humbje që komplikon renditjen dhe nuk i ka dhënë debutimin që ëndërronte. E megjithatë tekniku kosovar i ulur në pankinë vetëm dy ditë më parë nuk është nga ata që dekurajohen: "Po të mos kisha besim nuk do të kisha marrë këtë punë. Kemi një kalendar të vështir por besoj se mund të nxjerrim më shumë nga ndeshjet e mbetura. Duhet të shohim ndeshjet si do të vijnë pastaj do të mendojmë për përforcimet. E pëlqej rrezikshmërinë, por kam besimin e drejtuesve por dhe ekipit.”

Objektivi është i qartë, ashtu si e ka theksuar edhe në konferencën për shtyp të prezantimit, vetëm se tani duhet të bëjë kujdes, se për momentin duhet të luftojë vërtetë për mbijetesë, pasi për më lart bëhet e vështirë: "Mendoj se mund të arrihet objektivi, të arrihet mbijetesa. Do të përpiqemi që në ndeshjet e mbetura të marrim pikë në mënyrë që të rikthejmë besimin tek ekipi. Kam parë që kjo skuadër ka kualitet. Kemi mbi 4 futbollistë të dëmtuar”, përfundoi tekniku duke u justifikuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI