Flash

VIDEO/ Bëri shaka me masat anti-covid, dorëhiqet këshilltarja e kryeministrit britanik

Lapsi.al 8 December 2021
VIDEO/ Bëri shaka me masat anti-covid, dorëhiqet këshilltarja e

Një nga këshilltaret më të besuara të kryeministrit Boris Johnson dhe njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Allegra Stratton ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Shkak u bë publikimi i një videoje nga televizioni “ITV” ku ajo bënte shaka me masat anti-covid. Në video ajo tregonte se si kishin organizuar një festë në selinë e kryeministrisë dhe ku mungonte distancimi social.

Pas publikimit të videos, reagimet ishin të shumta ndaj ajo vendosi të japë dorëheqjen.

“Populli britanik ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme në betejën kundër Covid-19. Kam frikë se komentet e mia në videon e 20 dhjetorit mund të jenë bërë një shpërqendrim ndaj asaj lufte.

Vërejtjet e mia dukej se i zbutën rregullat, rregullat që njerëzit po bënin gjithçka për t'i zbatuar. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Jam penduar për komentet e mia dhe u kërkoj falje të gjithëve për ato që ndodhën" - shpreh ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI