Flash

Bayern Munich: Kimmich rikthehet në fushë në janar pas Covid-19

Lapsi.al 9 December 2021
Bayern Munich: Kimmich rikthehet në fushë në janar pas Covid-19

Joshua Kimmich, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus një muaj më parë, tashmë është duke u trajtuar për disa probleme me mushkëritë si pasojë e virusit dhe do të rikthehet në fushë vetëm në janar. “Jam i lumtur që izolimi im i shkaktuar nga koronavirusi ka mbaruar. Jam më mirë, por nuk jam në gjendje të stërvitem ende plotësisht për shkak të një infiltrimi të lehtë në mushkëri. Ndaj më duhet të kryej një trajtim rehabilitues", tha lojtari gjerman.

Mesfushori do të humbasë ndeshjen e Bayern-it në shtëpi kundër Mainz 05 të shtunën, ndeshjen jashtë fushe në Stuttgart më 14 dhjetor dhe ndeshjen e fundit të vitit kundër Wolfsburg-ut në Allianz Arena më 17 dhjetor. Bavarezët, nëse nuk do të ketë komplikime, do të kthehen në fushë më 7 janar për rifillimin e Bundesligës pas pushimit të Krishtlindjes ndaj Borussia Moenchengladbach.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI