Flash

Krizë financiare e Evergrande, edhe Inter drithet: nuk janë paguar 82.5 milionë dollarë 'offshore'

Lapsi.al 9 December 2021
Krizë financiare e Evergrande, edhe Inter drithet: nuk janë paguar

Shqetësimi po rritet te Inter pas lajmit se Fitch ka ulur vlerësimin e Evergrande në valutë të huaj afatgjatë dhe atë të filialeve të tij Hengda dhe Tianji, në një nivel "restricted default" (Rd) nga 'C' e mëparshme. Masa, thuhet në shënimin e agjencisë së vlerësimit, vjen pas mospagesës së kuponëve ‘offshore’ për 82.5 milionë dollarë, në në skadencën e 6 dhjetorit të 30 ditëve të periudhës së tolerancës.

Me masën e tij, Fitch ka certifikuar mospagesën e parë të Evergrande, i cili për javë të tëra arriti të shmangte më të keqen me pagesa pothuajse në momentin e fundit të mundshëm: vlerësimi "restricted default" tregon se një njësi ekonomike është në mospagim për një ose më shumë angazhime financiare, edhe pse ndërkohë vazhdon të respektojë angazhime të tjera financiare. Dështimi për të paguar kuponët offshore prej 82.5 milion dollarë "është në përputhje me një vlerësim "Rd" (restricted default), që tregon skadimin e pazgjidhur të afateve për pagesat e zbatueshme si pasojë e një mungese pagese ndaj një detyrimi financiar material”, theksoi agjencia në një deklaratë.

Një lajm jo i mirë edhe për Interin duke qenë se Zhang Jindong e kishte ndihmuar Evergrande të shmangte krizën e parave vitin e kaluar, kur u ekspozua ndaj gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme për rreth 2.6 miliardë euro.

Nisur nga situata, Zhang më pas kishte hequr dorë nga rimbursimi i huasë, duke mbajtur investimin në Evergrande Real Estate. Sipas disa burimeve të industrisë, investimi i Zhang ka humbur 80% të vlerës së tij. Rreziku është se do të shkojë në zero me mospagimin e Evergrande.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI