Flash

Nuk klasifikohet në shtytje e në dygarësh: dështon keq Evangjeli Veli në Botëror

Lapsi.al 9 December 2021
Nuk klasifikohet në shtytje e në dygarësh: dështon keq

Evangjeli Veli nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Edhe pse pritshmëritë ishin ndryshe, Veli në baterinë A të peshës deri në 55 kilogram, ka mundur të klasifikohet vetëm në shkëputje, por edhe aty pa ndonjë rezultat impresionues. Provën e parë e ka të suksesshme me 86 kilogram. Më pas e tillë është edhe në të dytën, me 89 kilogram, por nuk realizon provën e tretë me 91 kilogram, për vendin e pestë në këtë disiplinë.

Në shtytje tentoi në provën e parë 105 kilogram, por nuk ia doli, e ndoshta këtu u kondicionua gara. Edhe në të dytën, përsëri me 105 kilogram, përfundimi nuk ishte i mire, duke e detyruar të tërhiqet nga gara. Kjo situatë bëri që të humbasë renditjen në shtytje e në dygarësh.

Dita e së premtes ka pritshmëritë e mëdha, sepse në Baterinë A të peshës 73 kilogram do të jenë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, gjithçka në ora 15:00. Dhe gara e shqiptarëve përfundon të hënën me konkurrimin e Krenar Shorajt dhe Daniel Godellit në ora 12:30 në Baterinë B të peshës 89 kilogram. Kampionati Botëror i të rriturve në Peshëngritjes përfundon më 17 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI