Flash

Video/ Arbitri i dha penallti në minutën e fundit, Gjici e akuzon: "Meta është gjithnjë laçian"

Lapsi.al 9 December 2021
Video/ Arbitri i dha penallti në minutën e fundit, Gjici e akuzon:

“Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk e kuptoj se çfarë është, prekja me dorë apo çfarë?" Safet Gjici nuk përmbahet në përfundim të ndeshjes së humbur me Lacin 1-2, në të cilën iu anullua një gol në fundin e shtesës së pjesës së parë. Presidenti i Kukësit ndalet pikërisht te ai episod duke akuzuar arbitrin për njëanshmëri: "Për gabimin individual të mbrojtjes u pësuan golat e parë, jam dakord. Por të thuash që ai gol duhej anuluar, nuk e di, nuk e kuptoj ku ishte faulli. Përkundrazi, lojtarët e Laçit bënin mundje".

Numri 1 i Kukësit shtyhet edhe më tej, duke anashkaluar faktin se pikërisht gjyqtari që konteston i akordoi një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt, që më pas u gabuan nga Hila, duke lënë në fuqi rezultatin 1-2 për kurbinasit: "Por Kridensi gjithmonë është laçian. Po ta shohësh treshen kush arbitron Laçin, e kuptoni që të tre arbitrat me emër e mbiemër kështu e kanë bërë".

Gjici del në mbrojtje të Longos, tepër agresiv në lidhje me situatën e krijuar: "Ai është trajner i huaj, e kam lënë të qetë në punën e vet, po e bën mirë. Nuk po kuptoj sulmin ndaj një trajneri të huaj që po bën punën e vet. Deklaratat e tij ndoshta edhe mua nuk më pëlqejnë por ka edhe ai strategjinë e vet - tha Gjici -. Ai ka të drejtë që thotë që goli është i rregullt. Nuk ia ka kush fajin te penalltia që u gabua. Aty u dëmtua Kukësi kur pësuam golin e parë, se erdhi i dyti, etj. Këto janë gjëra për t’u analizuar. Nuk është hera e parë që kemi humbur në këtë mënyrë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, përfundoi presidenti i Kukësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI