Flash

Vizita e Escobar/ Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e amerikanëve në prag të 11 Dhjetorit

Lapsi.al 9 December 2021
Vizita e Escobar/ Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e

Në momentet që partia po i rrëshqet nën këmbë, Lulzim Basha mori sot të gjithë vëmëndjen dhe afeksionin që zv.ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Eskobar mund t’i japë brenda një vizite disa orëshe në Tiranë. Sinjalet se do ta trajtonin si të përkëdhelurin e tyre, amerikanët ia dhanë një ditë para, kur publikuan axhendën e takimeve.

Si fillim ishte renditja që iu bë Bashës në axhendë, kur iu la i pari një takim me Escobar. Zakonisht, gjatë vizitave të tilla, zyrtarët e lartë planifikojnë takimet me krerët e institucioneve dhe në fund kalojnë nga selitë e partive të opozitës. Këtë radhë ndodhi e kundërta. Me Ramën, takimi u zhvillua disa orë më vonë.

Një detaj tjetër ishte fakti që në hollin e selisë së PD-së, Gabriel Eskobar qëndroi dhe foli para gazetarëve pas takimit me Lulzim Bashën. Vërtet, ai tha veç disa fjali kortezie, por në situatën ku është Basha, nuk është rastësi.

Së fundmi, Eskobar artikuloi publikisht ftesën për ta pritur Lulzim Bashës në Ëashington. Një tjetër shkelje syri për kreun e Partisë Demokratike, tregues i zemërgjerësisë me të cilën ambasada në Tiranë kishte vendosur ta trajtonte atë sot.

Detajet e protokollit tregojnë jo vetëm mbështetjen pa doreza të administratës së SHBA për Bashën, por edhe nevojën që ai ka në këto momente delikate për këtë mbështetje.

Çështja është që mesazhet që i vijnë nga Foltorja janë aq të ashpra, saqë sinjalet diplomatike si këto të vizitës së Escobar nuk mjaftojnë. Në vend të një atmosfere përkëdheljesh dhe ngrohtësie, Basha sot ka nevojë për një mburojë nga rrebeshi që e pret në 11 Dhjetor ose më pas.

Prandaj ai foli sot për qëndrime të tjera që amerikanët, sipas tij do të mbajnë kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe që shqiptarët do t’i dëgjojnë vetë nga Escobar, siç tha ai. Ndërkohë përgatitjet kanë nisur për Kuvendin në stadiu dhe nëse Escobar nuk nxitohet, atëherë mijëra delegatët që Berisha ka thirrur e kanë bërë të qartë, që kuvendi nis në Air Albania por përfundon tek selia e PD-së./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI