Flash

Video/ Akrobacia e Ibrahimovic në të 92 eviton humbjen e Milan, por jo rrezikun e parakalimit nga Inter

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Akrobacia e Ibrahimovic në të 92 eviton humbjen e Milan, por jo

Milani nuk arrin të lërë pas shpine mbetjet e eliminimit nga Liga e Kampionëve, barazon 1-1 ndaj Udineses dhe nëse Interi mund nesër Cagliarin, do t'i duhet t'i thotë lamtumirë kreut të tabelës. Në Dacia Arena vendosi një gol i Betos në të 17', që evitoi pozicionin jashtë loje para se të mposhtte Maignan në dy tentativa. Paraqitje e keqe e kuqezinjve, të shpëtuar nga akrobacia e Ibrahimovic në minutën e 92.

Pjesa e parë e Milanit është dukeshëm deficitare. Sa i përket ritmit, sa për të filluar: është folur shumë për të në përballjen me Liverpool, por edhe përballë Udineses kuqezinjve duket se u mungonte intensiteti, aftësi që i kishte dalluar gjithmonë në Serie A. Goli i Betos që iluzionoi Udinesen, në fakt, krijoi edhe më shumë probleme për kryesuesit e renditjes. Disavantazhi zbuloi edhe më shumë formën e dobët të kësaj vjeshte të vonë të Milan. Ibrahimovic ishte nervoz dhe i shkëputur nga shokët e tij në sulm, Hernandez ishte më pak insistues se zakonisht dhe Saelemaekers u duk i mjegulluar nga shumë kilometrat e përshkuara në këtë gjysmë të parë të sezonit. Për fat, në fund, arriti ta zgjidhë Ibra. Zlatan u kujdes që me akrobacinë e minutës së 92 të shmangë disfatën e dytë në katër ditë mes ligës dhe Champions League për Milan. Një rezultat që, megjithatë, mund të jetë i rëndë për renditjen: nesër në mbrëmje Djalli mund të gjendet pas Interit dhe në pikë të barabarta me Napolin, nëse Inzaghi dhe Spalletti përfitojnë nga situata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI