Flash

Video/ Juventus 'baltoset' në Lagunë: Venecia i merr pikë, Allegri humbet Dybalan

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Juventus 'baltoset' në Lagunë: Venecia i merr

Juventus nuk shkon përtej 1-1 në ndeshjen e javës së 17 të Serie A, në shtëpinë e Venezias së sapo promovuar. Bardhezinjtë humbën menjëherë Dybalan, i cili doli nga fusha për shkak të lëndimit, por kaluan në avantazh në minutën e 32 me golin e Moratas, që i mori kohën Caldaras. Në pjesën e dytë, erdhi barazimi i Aramu në minutën e 55 me një të majtë në hyrje të zinës, përpara se Romero të bëjë shpëtimtarin e rezultatit në goditjen e Bernardeschit dhjetë minuta më vonë.

Një perlë e Mattia Aramu, 26-vjeçarit torinez të rritur në akademinë granata, me një goditje nga jashtë zonës në minutën e 10' të pjesës së dytë befasoi Szczesny, duke imponuar një barazim të merituar (1-1) që ngjan si humbje për Juventus. Në fushën e Venezisë të sapo promovuar dhe krenarisht e 5 nga fundi, Allegri pengohet në Laguna, duke mos vazhduar dot periudhën e mirë prej katër fitoresh në pesë ndeshje, për t'u rikthyer në zonën e Champions. Në avantazh pas gjysmë ore lojë me Moratan, në vend që ta vendoste lojën në siguri, bardhezinjtë e lanë veten të arrihen në pjesën e dytë, duke u zhdukur nga loja, edhe pse lajmi më i keq - në pritje të kontrolleve - rrezikon të vijë nga infermieria, me një dalje tjetër para kohe (në 12') për Paulo Dybalan: në konstatimet e para bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e djathtë, i fashuar menjëherë, nga i cili testet në orët e ardhshme do të sqarojnë më mirë shkallën e rëndësisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI