Flash

Video/ Një medalje ari, dy argjendi: Briken Çalja është nënkampion i botës. Rama kujtohet: “Talent me vullnet të hekurt”

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Një medalje ari, dy argjendi: Briken Çalja është
Botërori i Peshëngritjes në Tashkent në Uzbekistan është kthyer në një sukses të vërtetë për Shqipërinë, që me Briken Çaljen kthehet me tre medalje, një të artë e dy argjent dhe me titullin e nënkampionit të botës në dygarësh. Natyrisht nuk mund të anashkalohet vendi i katërt i Erkand Qerimajt, që ka ndryshuar edhe peshë. Çalja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Botëror duke shkuar vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë. Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën deri në 73 kilogram dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër. Edhe në shtytje Çalja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram. Ky rezultat mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptare në botëror gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisë thotë se "Çalja meriton përulje dhe respekt, sepse me talentin dhe vullnetin e tij të hekurt doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin".
Një paraqitje shumë të mirë në këtë peshë bëri edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj që u rendit në vendin e 4-të në të dyja stilet, shkëpuitje me 153 kg dhe shtytje me 180 kg duke u renditur edhe në dygarësh në vendin e katërt me 333 kg: "Vendi i 4 në Botë, super arritje! Në ngritjen e peshës isha baraz me vendin e 3 por fati qëlloi që kundershtari e realizoi provën para meje! Në kategorinë e peshës 73 kg, ku nga Olimpiada kam rënë 8 kg nga pesha ime trupore! Shumë i gëzuar dhe i kënaqur me rezultatin!", ka shkruar shkodrani pas rezultatit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI