Flash

Video/ Poker golash për vendin e parë: Inter parakalon Milan në krye të renditjes

Lapsi.al 12 December 2021
Video/ Poker golash për vendin e parë: Inter parakalon Milan në

Inter mposht Cagliarin 4-0, duke arritur fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe përfunduar me sukses operacionin e parakalimit ndaj Milanit, duke u ngjitur i vetëm në krye të renditjes në Serie A. Gjithçka ishte e lehtë për zikaltrit në San Siro: Lautaro zhbllokoi në minutën e 29’, më pas argjentinasi humbi një penallti, por në pjesën e dytë llogaritë i mbyllën Sanchez dhe Calhanoglu, para se vetë argjentinasi të shënojë dygolëshin personal që fundos sardët, të ndalur në vendin e parafundit.

Parakalimi i kompletuar: Interi likuidoi lehtësisht Cagliarin dhe mori kryesimin, duke përfituar nga ndalesa e Milanit në Udine dhe dy humbjet radhazi të Napolit. Zikaltrit bënë lojën e zakonshme intensive dhe fluide, duke dominuar për sa i përket zotërimit të topit dhe rasteve, duke konkretizuar edhe më pak se sa do të kishin merituar. Makina e Inzaghit rezulton të jetë jashtëzakonisht e vajisur dhe e aftë të funksionojë me kapacitet të plotë, pavarësisht nga ingranazhet që e përbëjnë atë. Nuk ishte rastësi që Sanchez dhe Dumfries spikasin ndër më të mirët e mbrëmjes, përveç Lautaros së zakonshëm, Calhanoglu dhe Barella, dy nga të paktët që kishin shfaqur disa vështirësi në pjesën e parë të sezonit.

Të pritur nga ndeshjet ndaj Salernitanës dhe Torinos, tashmë skuadra zikaltër duket se ka rrugën e hapur dhe dozën e duhur të entuziazmit për të mbyllur fazën e parë para të gjithëve. Për Cagliarin, nga ana tjetër, është errësirë e plotë, edhe pse këto sigurisht nuk janë mbrëmjet nga të cilat Mazzarri mund të shpresojë të marrë diçka.

Serie A Italy

Torino 2-1 Bologna

Verona 1-2 Atalanta

Napoli 0-1 Empoli

Sassuolo 2-1 Lazio

Inter 4-0 Cagliari

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI