Flash

Abuzimi me tenderin e kanalit ujitës, arrestohet dhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës

Lapsi.al 13 December 2021
Abuzimi me tenderin e kanalit ujitës, arrestohet dhe nënkryetari i

Disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera, mëngjesin e së hënës SPAK ka vënë në pranga dhe nënkryetari i kësaj bashkie Gentian Nushi dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike. Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se tenderin TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, ishin të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publikë të Bashkisë Lushnje. Gjithashtu, personat nën hetim Gentian Nushi dhe L. S. kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

Të këshilluara

Rreth 100 hektarë tokë nën ujë në Lezhë

Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në qarkun e Lezhës. Dita e sitme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI