Flash

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Lapsi.al 13 December 2021
Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul
Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimin e babait të vet politik në zyrat e PD-së me ngjarjet e vitit ‘97, ka denoncuar kriminelët dhe të kapurit nga oligarkët që e shqëronin, ka anatemuar llumin që erdhi në Tiranë me pantallona të grisura dhe u bënë milionerë gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo që të bën përshtypje është fakti se ka mjaftuar një mbledhje e shkurtër dhe një konferencë shtypi e Berishës brenda godinës, që ta detyrojë pasardhësin e tij të nxjerrë nga goja fjalë, duf dhe inat që nuk i kishte shqiptuar kurrë me një intensitet kaq të lartë. Lexo me tej: Berisha me komisionin marrin selinë e PD/ Godina e ndarë në dysh Kjo pra është pyetja që duhet bërë: pse kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pati një reagim të shproporcionuar për një mbledhje të thjeshtë, gjë që nuk e ka bërë as për goditje më të rënda, as për shpifjet që foltorja ka prodhuar ndaj tij, as kur mbi 4500 delegatë i votuan shkarkimin, as kur u shpall një referendum për ta vulosur atë. Pse një mbledhje e qetë, në thelb vetëm simbolike, e disa deputetëve dhe anëtarëve të PD, që në fund të fundit kanë të drejtë të organizojnë aktivitete në selinë e përbashkët, u shndërrua në mëkatin sipëror për sytë e Bashës?

Mësohet kurthi që përdori Berisha për të hyrë në seli

Vetëm pasi ke vënë re këtë asimetri, e ke të lehtë ta gjesh përgjigjen. Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit u soll në këtë mënyrë, pasi ai atunë më të madhe në politikë, nuk ka mbështetësit, militantët dhe votuesit, por çikërrima simbolike si zyra, vula dhe selia. Ai njeh për opozitë protokollin dhe jo realitetin. Ai ndihet mirë mes mureve të pushtetit dhe jo mes qëndrestarëve. Atij nuk i interereson të jetë shumicë mes të vetëve, por thjeshtë të mbetet delfini i Edi Ramës. Atij nuk i interson të bindë, por boll të vegjetojë. Atij nuk i intereson të fitojë, por vetëm të mashtrojë. Pikërisht për këtë gjëja që Basha ka përjetuar më keq gjatë këtyre muajve, ishin ato tre orë kur ai u detyrua të strukej në një sallë, sepse mjediset diku afër i kishin zaptuar mbështetësit e Berishës.

Prapaskenat e asaj që ndodhi brenda godinës / Çarku ku mbeti i mbyllur Basha kur Berisha i’a mësyu selisë (fotot)

Dhe natyrisht që s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kur nuk ke në favor, as sondazhet e opinionit, as delegatët e kuvendit, as militantët, madje as ata pak të cilëve iu bë sot thirrje të shkonin e ta përkrahnin në seli, nuk ke si të kesh ganxhë tjetër ku të kacavirresh. Pra sjellja, toni dhe mllefi i Bashës pas kësaj që ngjau është mëse i kuptueshëm. Sot e turpshme, e patolerueshme dhe vrastare për opozitarizmin është sjellja e atyre që e mbështesin. Sepse tashmë jo Basha, por qerthulli i idiotëve të dobishëm që vazhdojnë të recitojnë thagmat e tij, janë njollat e pashlyeshme në trupin e frontit që do të vazhdojë betejën me regjimin rilindas.

Të këshilluara

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të ...

18:08

Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Ka mjaftuar një ‘incident” i vogël, pak guxim aktivistësh revolucionarë që nuk i tremben të vërtetës, për të na provuar edhe njëherë sa e dobët dhe e paqëndrues...

16:24

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndi...

16:30

Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj

Mania për ta goditur Lulzim Bashën për çdo gjë, shpesh herë pa princip dhe në një mosrespekt të frikshëm ndaj kujtesës kolektive, po i shpie kundërshtarët e tij...

13:47

Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

Për opinion publik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm  në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm n...

17:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI