Flash

Aritmia kardiake i jep fund karrierës së Agueros: në Spanjë të sigurtë, të mërkurën do t’i japë lamtumirën futbollit

Lapsi.al 13 December 2021
Aritmia kardiake i jep fund karrierës së Agueros: në Spanjë
Rreth një muaj pas deklaratës zyrtare të Barcelonës që njoftonte mungesën e detyruar të Sergio Agueros për tre muaj, një lajm i keq vjen nga Spanja: Kun do të largohet nga futbolli. Sipas asaj që shkruan El Periodico, sulmuesi argjentinas ka pranuar se nuk mund të vazhdojë më të luajë në nivele të larta, pasi u ndalua për një aritmi në zemër gjatë ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor dhe do të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për t'u tërhequr. 33 vjecar, Aguero ishte rikthyer në La Liga në verë, pas përvojës së tij te Atletico Madrid, për të veshur fanellën e Barcelonës pas 10 vitesh të kaluar Manchester City në të cilën ai fitoi 15 tituj, një titull golashënuesi dhe vendosi disa rekorde klubesh. NASRI: "AGUERO DO TË TËRHIQET" Samir Nasri, ish-shoku i skuadrës së Agueros te Manchester City, foli ditët e fundit në një program televiziv francez në Canal + duke konfirmuar, dukshëm i prekur, se njoftimi për tërheqjen e sulmuesit argjentinas nga futbolli është i afërt: "Aguero më dërgoi një mesazh, duke konfirmuar se ai do të tërhiqet”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI