Flash

Hyri në selinë e PD/ Berisha: Në zyrën e Bashës nuk kemi punë, ai të reflektojë

Lapsi.al 13 December 2021
Hyri në selinë e PD/ Berisha: Në zyrën e Bashës nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit. Pritet që Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të zhvillojnë një mbledhje në një nga sallat e selisë blu.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri Berisha theksoi se “në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”. Ndër të tjera mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në një nga sallat e selisë blu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI