Flash

Nga Franca: takim i fshehtë Agnelli-Wanda Nara për huazimin e Icardit

Lapsi.al 13 December 2021
Nga Franca: takim i fshehtë Agnelli-Wanda Nara për huazimin e Icardit

Të përpiktë si tani, në çdo seancë merkato, prej dy vitesh qarkullojnë zërat për një interesim të Juventusit për Mauro Icardin. Këtë herë detajet për ish-qendërsulmuesin e Interit, tashmë jo tamam në qendër të projektit të PSG, vijnë nga Franca. Sipas asaj që raportohet nga portali Footmercato, javën e kaluar presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka pasur një bisedë me Wanda Narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit argjentinas, për të kuptuar realizueshmërinë e një huazimi me të drejtë blerje me klubin parizien që në janar.

E sigurt është se bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, duke pasur parasysh mungesën e golave të sulmuesve të tij në këtë pjesë të parë të kampionatit, dhe kësaj i duhet shtuar se negociatat me PSG, që për momentin nuk është ulur në tavolinë, sigurisht nuk do të ishin të pamundura: nga Franca përsërisin faktin se drejtori sportiv Leonardo nuk do të vërë veton ndaj shitjes së Icardit, pavarësisht se Neymar është i dëmtuar. Pengesa më e madhe ka të bëjë me pagën e lojtarit që është 12 milionë euro bruto në sezon. Sipas L’Equipe, e cila zbuloi lajmin, bëhet fjalë për 9.2 milionë euro neto në vit. Një shifër që Juve për momentin, megjithatë, nuk mund tia garantojë sulmuesit argjentinas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI