Flash

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Lapsi.al 14 December 2021
Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Indonezinë. Lëkundjet u regjistruan në pjesën lindore të vendit, ndërsa autoritetet njoftuan se nuk ka paralajmërim për cunami.

Tërmeti i fortë tmerroi shumë banorë të ishullit Flores, të cilët nxituan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik.

Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik Indonezian vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 7.5. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), foli për një tërmet me magnitudë 7.3 në një thellësi 18.5 kilometra në një zonë detare pranë ishullit Flores, rreth 100 kilometra nga qyteti i Momere.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI