Flash

"Kështu, nuk kemi gjë në vijë": Shehi lëshon sirenën e alarmit pas "ndeshjes më të dobët"

Lapsi.al 14 December 2021
"Kështu, nuk kemi gjë në vijë": Shehi lëshon

“Kjo ndeshje mund të jetë më e dobëta e jona, nuk ishim ata që duhet të ishim. Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por një episod vendosi që të linim pikët. Nuk është se do të ndryshoja diçka, duhet të ishim më të qartë. Ishim konfuz dhe e tepruam me mbajtjen e topit. Mendoj se skuadra e Laçit luajti mirë dhe fitoi me topat e dytë. Por disa episode i nxorën fitues”, nuk fshihet pas fjalëve trajneri i Tiranës Orges Shehi, pas humbjes 1-0 në Lac, që mbajti hapur kampionatin, me bardheblutë vetëm 3 pikë nga Kukësi e me vetë kurbinasit që mbërrijnë tani -6 nga kreu. Bardheblutë kanë pësuar humbjen e dytë në kampionat, por e bënë kundër një skuadre që po udhëton me shpejtësi drejt zonës së lartë të renditjes, pavarësisht se Shehi nuk i sheh superiorë: “Nuk mendoj që Laçi të jetë skuadër më e fortë se ne, diferencat janë shumë të vogla. Jemi me meritë në vendin e parë. Ishte një ditë jo për ne, nuk ishim të qartë, nuk bëmë atë që duhej të bënim për të qarkulluar topin”.

Tekniku bardheblu lëshon alarmin, për të mos lejuar më një performancë të tillë dhe duke ndjerë se në këtë moment të tijve i duhet një shkundje e fortë: "Ne do ndryshojmë për mbajtjet e tepruara të topit. Duhet të fokusohemi dhe pas shumë pak ditësh luajmë kundër Teutës. Lojtarët duhet ta ngulisin në kokë që po nuk ndryshuan krahun e lojës, po nuk luajtën shpejt atëherë nuk kemi gjë në vijë”, përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI