Flash

Parlamenti bullgar voton kryeministrin e ri

Lapsi.al 14 December 2021
Parlamenti bullgar voton kryeministrin e ri

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit të ri të vendit. Partia e drejtuar nga Petkovin “Ne vazhdojmë ndryshimin” arriti marrëveshje koalicioni me 3 parti të tjera, duke siguruar numrat e nevojshëm në parlament. 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkovit, ndërkaq 104 vota ishin kundër.

“Ne vazhdojmë ndryshimin” fitoi në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, por dështoi që të siguronte shumicën. Kjo parti, më 10 dhjetor arriti marrëveshje koalicioni me Partinë Socialiste, me partinë “Ka një popull të tillë” dhe me “Demokratët e Bullgarisë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI