Flash

Pranga në duar e rripin në fyt: Otamendin e rrahin e i vjedhin në shtëpi… 300 mijë euro

Lapsi.al 14 December 2021
Pranga në duar e rripin në fyt: Otamendin e rrahin e i vjedhin në

Natë paniku për Nicolas Otamendin, i kthyer në shtëpi të dielën në mbrëmje pas fitores së Benficas kundër Famalicaos në kampionatin portugez. Mbrojtësi argjentinas, sapo hyri në garazhin e shtëpisë së tij, u ndalua nga katër kriminelë, të cilët e rrahën, e prangosën dhe i shtrënguan një rrip në qafë: nën kërcënimin e mbytjes, grabitësit e detyruan t'i shoqëronte brenda në shtëpi, ku ndodheshin e dashura e lojtarit dhe dy fëmijët e vegjël. Plaçka e grabitur është e madhe, 300 mijë euro cash, ora dhe xhevahire.

Fatmirësisht, familjarët e ish-mbrojtësit qendror të Manchester City, nuk iu nënshtruan sulmeve fizike nga kriminelët, të cilët më pas u zhdukën, duke i lënë të pranishmit në një gjendje tronditje të kuptueshëm.

KOMUNIKATA E BENFICA-s

"Benfica konfirmon se Otamendi ishte viktimë e një sulmi në rezidencën e tij në orët e para të ditës së sotme. Lojtari dhe familja e tij janë duke ecur mirë pavarësisht shqetësimit të shkaktuar nga situata. Benfica kërkon që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij nga të gjitha mediat ndërkohë që autoritetet po hetojnë ngjarjen”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI