Flash

Sherr për radhën në market, dalin pamjet e vrasjes së Jurgen Dukës në Tiranë(VIDEO)

Lapsi.al 14 December 2021
Sherr për radhën në market, dalin pamjet e vrasjes së Jurgen

Pamjet nga vrasja e 29-vjeçarit Jurgen Duka pak pas mesnatës së sotme në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë kanë dalë. Nga pamjet e publikuara, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Në debat përfshihet edhe shoku i viktimës. Për të shuar konfliktin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, të cilët nuk dihen nëse janë blerës të çastit apo shokë me viktimën ose autorin.

Konflikti verbal përshkallëzohet deri në përplasje fizike, gjatë të cilit autori, nxjerr armën dhe qëllon ndaj 27-vjeçarit. Klientët largohen të alarmuar pas të shtënave, ndërsa viktima, bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Në godinë, mbetet vetëm viktima dhe shitësi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje është marrë shoku i viktimës dhe personat e pranishëm në vendngjarje.

Të këshilluara

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta poeti Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjar...

10:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI