Flash

Video/ VAR i jep asist Laçit: Tirana rrëzohet në transfertë dhe rihap kampionatin

Lapsi.al 14 December 2021
Video/ VAR i jep asist Laçit: Tirana rrëzohet në

Një gol me penallti në fund të ndeshjes, jo vetëm i shkaktoi Tiranës humbjen e dytë në kampionat, por rihap cështjen e titullit me Kukësin tre pikë pas bardhebluve që kanë 27 dhe me Lacin që, me këtë fitore 1-0 mbërrin në kuotën 21, duke i kërcënuar të gjithë ata që janë përpara tyre. Ishte një sfidë pothuaj pa asnjë rast të rrezikshëm, më tepër e luftuar në mesfushë, ku dy skuadrat, Tirana më shumë, mendoi vetëm të mos mundej.

Në pjesën e parë Laci e Tirana rrezikuan vetëm nga një herë portat respective, me Limajn në të 11, goditje që përfundoi jashtë e me Shehajn që nuk frikësoi Bekajn në fund të pjesës së parë. Situata nuk është se ndryshoi në pjesën e dytë, ku rrezikshmërinë më të madhe e krijoi pasiguria e Bekajt në minutën e 75′, ku bardhezinjtë e Mirel Josës nuk përfituan nga situata. Portieri e fundosi performancën e tij me ndërhyrjen e minutës së 86′ kur VAR korigjoi kryesorin Cjapi, duke akorduar 11-metërsh. I ftohtë Lushkja në transformim, edhe përballë një eksperti penalltish, duke i shkaktoi Tiranës humbjen e dytë në kampionat.

Me këtë sukses Laçi renditet në vendin e 4 në kuotën e 21 pikëve, ndërsa bardheblutë e Orges Shehit nuk përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për tu shkëputur në kreun e renditjes dhe qëndrojnë në kuotën e 27 pikëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI