Flash

Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve, do të largoj mbeturinat e komunizmit

Lapsi.al 15 December 2021
Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve, do të largoj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë të zhvilluar këtë të mërkurë ka deklaruar se ai ka mbështetjen e 99.9%  të demokratëve. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha tha se nën drejtimin e tij PD do të pastrohet nga mbeturinat e sistemit komunist.

“99.9% e demokratëve janë për të ardhmen, nuk i lidh asgjë as me mendësinë bolshevike dhe as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Ata nuk kanë përfituar, por janë dëmtuar si shqiptarë dhe si demokratë.

Nga kjo pikëpamje, nga pikëpamje a e parimeve nën lidershipin tim do të pastrohet PD nga mbeturinat e sistemit komunist dhe për këtë janë 99.9% e demokratëve”, tha Basha.

Basha ka theksuar se demokratët do të zgjedhin të ardhmen, të çlirohen nga dualizmi dhe të ndërtojnë të ardhmen e vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI