Flash

Kupa e Afrikës, kërcënohet nga Eca: "Nuk do ti lëmë të lirë lojtarët"

Lapsi.al 15 December 2021
Kupa e Afrikës, kërcënohet nga Eca: "Nuk do ti

Sikur të mos mjaftonin thashethemet për një anulim të mundshëm të turneut, një stuhi e re godet Kupën e Kombeve të Afrikës 2021. Shoqata e klubeve evropiane (ECA) në fakt ka kërcënuar Konfederatën Afrikane që të mos i lirojë lojtarët për turneun, për shkak të mungesës së një protokolli adekuat shëndetësor dhe frikës në lidhje me kufizimet e udhëtimit në lidhje me pandeminë Covid-19.

“Në dijeninë tonë, Konfederata Afrikane e Futbollit nuk ka bërë ende publike një protokoll adekuat mjekësor dhe operacional për turneun Can, në mungesë të të cilit klubet nuk do të mund të lirojnë lojtarët e tyre”, thuhet në një email dërguar FIFA-s të premten e kaluar.

Përveç mungesës së një protokolli shëndetësor, ECA nënvizon rrezikun e një mungese më të gjatë se sa pritej të lojtarëve, për shkak të "karantinave dhe kufizimeve të udhëtimit" të lidhura veçanërisht me shfaqjen e variantit Omicron të koronavirusit. Sipas rregullave për lirimin e ekipeve kombëtare, të konfirmuara disa herë nga FIFA që nga gushti 2020, klubet mund të ndalojnë lojtarët e tyre nëse "një karantinë prej të paktën pesë ditësh është e detyrueshme nga mbërritja" në vendin "ku duhet të zhvillohet ndeshja, ose në selinë e klubit pas kthimit të tij". Bordi i Drejtorëve të ECA-s në fillim të dhjetorit përsëriti se këto parime duhet "të respektohen rreptësisht".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI