Flash

Viti i Ri me Covid, telashe për Real Madrid: Modric e Marcelo rezultojnë pozitivë

Lapsi.al 15 December 2021
Viti i Ri me Covid, telashe për Real Madrid: Modric e Marcelo
Lajme të këqija për Real Madrid të Carlo Ancelottit, i cili duhet të bëjë tashmë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Luka Modric dhe Marcelo për ndeshjet e ardhshme. Dy lojtarët rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 dhe do të humbasin sfidat e ardhshme të Blancos. Lajmi është bërë i ditur nga klubi spanjoll me një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e internetit të kompanisë dhe profilet sociale: “Real Madrid C. F. raporton se lojtarët tanë Marcelo dhe Luka Modrić rezultuan pozitivë me COVID-19”. Këto janë ato pak fjalë me të cilat klubi madrilen i Florentino Perezit, ka dhënë njoftimin, pa shtuar detaje për gjendjen shëndetësore të dy të teseruarve të tyre. Kështu, mesfushori kroat dhe anësori brazilian me siguri do të mungojnë në dy ndeshjet para Krishtlindjeve kundër Cadiz dhe Atletico Bilbaos. Ancelotti shpreson të jetë në gjendje t'i rikuperojë ato për vitin 2022 me ndeshjen e parë të kampionatit që do të jetë kundër Getafes më 2 janar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI