Flash

Aksidenti me vdekje në Elbasan, arrestohet një 21-vjeçar

Lapsi.al 16 December 2021
Aksidenti me vdekje në Elbasan, arrestohet një 21-vjeçar

Është arrestuar 21-vjeçari N.N., i cili shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur 65 vjeçari B.B. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 17:25 në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas.

Gjithashtu Policia e Elbasanit bën me dije se në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht është arrestuar R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë.

Po ashtu është arrestuar edhe – B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

 

 

"Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. N., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vidhas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. B.;

– B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Arrestohet në Kosovë reperi i njohur Noizy

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Mediet vendase raportojnë se reperi shqiptar është arrestuar në pi...

11:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI