Flash

CONI i mbyll dyert Eriksen: danezi takohet me Inter për zgjidhjen e kontratës

Lapsi.al 16 December 2021
CONI i mbyll dyert Eriksen: danezi takohet me Inter për zgjidhjen e

Momenti i lamtumirës mes Interit dhe Christian Eriksen është shumë afër. Përgjigja e CONI-t, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ka mbërritur dhe konfirmon se mesfushori danez nuk mund të marrë aftësinë sportive dhe kështu të mund të rikthehej të luante në kampionatin italian, për shkak të defibrilatorit nën lëkurë që iu implantua pas infarktit që e goditi në Europianin e fundit. Mesfushori u rikthye në Milano të mërkurën dhe sot, së bashku me menaxherin e tij Martin Schoots, u takua me drejtuesit zikaltër për të përcaktuar situatën, me përfundimin e kontratës, e cila skadon në qershor 2024.

Eriksen nga ana e tij nuk është i gatshëm të largohet nga futbolli, por dëshiron të vazhdojë të luajë aty ku i lejohet, duke lënë pas vetes tronditjen e Euro 2020 dhe atë shembje në fushë gjatë ndeshjes mes Danimarkës së tij dhe Finlandës para syve të të gjithë botës. Atij nuk i mungojnë opsionet: flitet për një rikthim te Odense, apo edhe në Premier League, por ekziston edhe opsioni holandez i Eredivisie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI