Flash

Koha për ndryshim: Tirana e Shehit shpejton të zh'bëjë gabimet e Laçit

Lapsi.al 16 December 2021
Koha për ndryshim: Tirana e Shehit shpejton të zh'bëjë

Mund të ishte ndeshje që mund ti jepte një goditje të fortë moralit të të gjithë ndjekësve e një bonus madhështor pretendimeve për titull Tiranës. E megjithatë, ajo skuadra që vinte nga tre rezultate pozitive radhazi, dy nga të cilat fitore, u thye duke bërë performancën më të dobët të kampionatit, në shtëpinë e një prej kundërshtarëve më agresivë të momentit. Humbja në transfertë me Lacin edhe mund të pranohet, por ajo që ka shqetësuar me të drejtë Orges Shehi ka qenë mënyra e aplikimit të lojës nga Tirana, gjë që tekniku e ka bërë pa u

fshehur pas fjalëve.

Mund të ketë shumë arsye brenda 90 minutave, duke filluar nga mungesat penalizuese të Redon Xhixhës e Florian Përgjoni, me këtë të fundit që e detyroi teknikun të luante me tre qendrorë, për nevojën për të patur më lart të vendosur Ismajlgecin. Problemi më i madh megjithatë ka qenë era e fortë që pengonte rregullisht shfrytëzimin e Michael Ngo’o. Topat e gjatë dolën jashtë loje dhe ato që mbërrinin bëheshin të vështirë të kontrolloheshin. Në analizën e teknikut, situata është larg nga të qenit alarmante, pavarësisht ideksit të shprehur me zë e figurë se nëse skuadra nuk luan shpejt, nuk kanë gjë në vijë.

Shehi nuk bën dramë, por limitet e të tijve i ka të qarta dhe alarmi i lëshuar është ekzaktësisht, për të mos lejuar më një performancë të tillë, duke e ndjerë se në këtë moment bardhebluve i duhet një shkundje e fortë. I duhet, sepse me humbjen 1-0 në Lac, që mbajti hapur kampionatin, bardheblutë janë vetëm 3 pikë distancë nga Kukësi, ndërsa vetë kurbinasit kanë mbërritur tani në -6 nga kreu. Bardheblutë kanë pësuar vetëm humbjen e dytë në kampionat, por e bënë kundër një skuadre që po udhëton me shpejtësi drejt zonës së lartë të renditjes dhe ky është problemi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI