Flash

Video/ "Këta i kemi mundur se kemi patur trajnerë, të shohim sa i mirë je ti": Duka flet për shortin e tregon batutën për Rejan

Lapsi.al 16 December 2021
Video/ "Këta i kemi mundur se kemi patur trajnerë, të shohim

Një short i përballueshëm, por kurrësesi i lehtë. Goglat në Nyon kanë vendosur përballë Shqipërisë, në Nations League Rusinë, Islandën e Izraelin, për të cilët kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është shprehur optimist: “Të gjitha më duken skuadra të forta e të barabarta, ku ne mund të marrim çdo lloj rezultati. Nuk e quaj të pamundur që të fitojmë kundër Rusisë, ashtu si edhe të humbim ndaj Islandës e Izraelit. Objektivi real i ekipit duke parë forcat në letër e fushë do të jetë vendi i dytë në grup. Nëse do të vijë vendi i parë, duhet të jetë një bonus".

Me rreziqet më të mëdha të evituara, krijohet idea e një shorti të favorshëm, por klecka qendron te... distancat: "Në pamjen e parë të gjithë e ndoqëm bashkë me stafin shortin, ishim entuziastë, pastaj filluan duke menduar jo Islanda kështu, apo ashtu. Grupi dhe skema në të cilën luhet, ka në qershor janë katër ndeshje, ne kemi kundërshtar në vende ekstreme. Mund të jetë që shkojmë në Islande e pastaj në Izrael apo Rusi, disavantazhi që kemi janë distancat - tha Duka, që tregoi edhe batutën e shkëmbyer me teknikun Edoardo Reja, që ka edhe presionin brenda -. "Në fillim u duk mirë e pastaj filluam të mendojmë gjërat negative. Të njëjtat gjë i thashë edhe trajnerit, që kemi fituar kundër të gjithëve por kemi pasur trajnerë të mirë. Tani të shohim sa i mirë je ti".

Edhe pse gjërat janë tani më të komplikuara me Shqipërinë të ngjitur në Ligën B, sërisht kuqezinjtë do të tentojnë ta përdorim turneun si rrugën alternative për të shkuar në Europian: "Sa më lart të shkosh, aq më e vështirë është më e lehtë të fitosh në Ligën C, vështirësohen gjërat më lart. Por jam i bindur që do i përballojmë mirë këto ndeshje dhe të kemi rezultate pozitive dhe do të tentojmë vend të parë apo të dytë se besoj se arrijmë play off në Europian. Një dritare nga e cila do të tentojmë të shkojmë në Europian”, përfundoi Duka.

https://www.youtube.com/watch?v=4uTB4VOlZO0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI