Flash

Kryeministri Rama prezanton aplikacionin e ri për denoncimin e krimeve mjedisore

Lapsi.al 17 December 2021
Kryeministri Rama prezanton aplikacionin e ri për denoncimin e krimeve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm një aplikacioni të ri për të  denoncuar krimet mjedisore. Kreu i qeverisë ka publikuar aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, në të cilin nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin. Kryeministri ka publikuar edhe një video në Facebook ku shpjegohet hap pas hapi si bëhet denoncimi.

“Mirëmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten“, shkruan Rama.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama i ka bërë paralajmërime të qarta kryebashkiakëve për shtimin e masave për parandalimin e këtyre krimeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI