Flash

Nesër mbahet Kuvendi Kombëtar, zbulohet mesazhi i PD për delegatët

Lapsi.al 17 December 2021
Nesër mbahet Kuvendi Kombëtar, zbulohet mesazhi i PD për

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike iu ka dërguar një mesazh delegatëve. Në këtë komunikim, delegatëve iu kërkohet që të bashkohen ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve. Mesazhi thekson se pjesëmarrja tregon se interesi i demokratëve dhe PD-së është mbi interesin personal të cilitdo.

 “I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”,-thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI