Flash

I vendosën pistoletën në kokë dhe e grabitën: vjedhja ndodhi në vilën e Di Natales në Empoli

Lapsi.al 18 December 2021
I vendosën pistoletën në kokë dhe e grabitën: vjedhja

Momente tmerri për Antonio Di Natalen, i grabitur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e tij në Empoli. Sipas asaj që mësohet nga policia, një grup prej të paktën pesë personash ka vepruar i organizuar kundër trajnerit aktual të Carrareses, të cilin e priti dhe bllokuar jashtë vilës së tij. Njëri prej kriminelëve i kishte drejtuar armën në kokë, duke e bërë që ti dorëzonte orën që mbante në puls me vlerë rreth 30 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur, rreth orës së darkës, në sy të familjes së ish-sulmuesit të Udineses, që dikur refuzoi edhe Juventusin për të qendruar në Friuli. Panik edhe për gruan, fëmijët dhe vjehrrit e trajnerit, pavarësisht, se për momentin nuk ka persona të lënduar nga kjo rrethanë. Hetimet vazhdojnë nga policia për të përcaktuar cështjen në të gjitha aspektet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI