Flash

Incidente në referendum/ Organizatorët u ankuan se u pengua votimi në disa nga selitë e PD

Lapsi.al 18 December 2021
Incidente në referendum/ Organizatorët u ankuan se u pengua votimi

Këtë të shtunë, në të gjitha degët e Partisë Demokratike u zhvillua referendumi për shkarkimin e kryetarit, Lulzim Basha. Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i dha dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo, largimin e kryedemokratit. Në tërësi procesi ka qenë i qetë, por nuk kanë munguar incidentet në disa qendra votimi.

Në disa degë të partisë Demokratike votimi është zhvilluar në kushte të pazakonta, pasi që në nisje të procesit mbështetësit e Berishës kanë denoncuar ndërrimin e bravave të dyerve të selisë së PD. Anëtarët e PD-së në Sarandë kanë votuar në rrugë, pasi dera e selisë së Partisë Demokratike ishte e mbyllur. Në Delvinë ka pasur disa përplasje duke sjellë bllokim të procesit, teksa e njëjta situatë është vërejtur edhe në Cakran pasi policia ka nxjerrë materialet zgjedhore në rrugë.

Problematika janë hasur edhe në kryeqytet, pasi deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar personalisht një rast në selinë numër 1, ku sipas tij mbështetës të Bashës kanë hedhur vaj nëpër shkallë për të penguar procesin. Po ashtu, raportohet se disa nga anëtarët e partisë nuk kanë gjetur dot emrat në listat zgjedhore.

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Pas Kuvendit Kombëtar, PD mbledh Kryesinë

Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. ...

17:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI