Flash

Porto ka punësuar një fallxhore për 15.000 euro në muaj: e ka futur si mjeke, plasin polemikat

Lapsi.al 18 December 2021
Porto ka punësuar një fallxhore për 15.000 euro në muaj: e

Korrikun e kaluar, Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i Portos, punësoi Madalena Aroson. Veçantia? Ajo është një fallxhore. Gruaja, që prej vitesh dëgjohej nga presidenti i portugezëve për të mësuar paraprakisht rezultatet e ndeshjeve, merr një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj dhe është e përfshirë në stafin mjekësor të klubit. Sipas A Bola, që raporton lajmin, çështja nuk është pritur mirë nga punonjësit e tjerë, të cilët marrin paga shumë më të ulëta, edhe për shkak se Porto është nën lupën e Fair Play Financiar të UEFA-s.

Madje, rezultatet e deritanishme nuk i kanë buzëqeshur plotësisht skuadrës së trajnerit Sergio Conceição: nga njëra anë është vendi i parë në kampionatin portugez, ndër të tjera në bashkëjetesë me Sportingun e Lisbonës, nga ana tjetër erdhi zhgënjimi i hidhur i eliminimit në grupet e Champions League. Në fakt, në shkurt Porto do të sfidojë Lazion në Europa League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI