Flash

Protestat kombëtare janë hapi i radhës/ Berisha: Çdo ditë do jemi në seli, Basha s'njeh as veten

Lapsi.al 18 December 2021
Protestat kombëtare janë hapi i radhës/ Berisha: Çdo

Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD për të dhënë rezultatet e referendumit për shkarkimin e kryetarit Basha. Nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë protesta kombëtare, të cilën edhe një herë e njoftoi se do të nisë të hënën në orën 16:00.

“Lëvizja e radhës do të jetë protesta kombëtare e më pas ristrukturimi i partisë”, tha Berisha.

I njoftuar nga gazetarët se kryedemokrati Basha nuk e njeh referendumin e saj, Berisha ka thënë se kryetari aktual nuk njeh as veten.

Berisha: Ai nuk e njeh veten e tij. I ka fikur dritat? A paskan ardhur. Me kaq shumë njerëz nuk kisha si ngjitesha lart. Këto ditë do të jemi në seli. Ai do rrijë aty i rrethuar, i kanë vendosur dhe dy kundragaz në zyrë.”

Pyetje: Ka arsye të ketë frikë?

Berisha: Kur nuk është i lirë, njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore. Do fillojë grevë urie? Ja ta provojë po të dojë. Ai, mendoj unë, të shkojë në lagjen 8, të ulet aty ku lindi, të pyesi veten pse u denatyralizua nga lagjia dhe po të dojë, të rrijë. Gara në parti do jetë e hapur. Për këtë shekull i ka larë duart.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI