Flash

Bilanci i numrave/ Si është ndarë PD pas 18 dhjetorit

Lapsi.al 19 December 2021
Bilanci i numrave/ Si është ndarë PD pas 18 dhjetorit
PD-ja është futur në një debat shurdh-memecësh ku asnjëra nga palët nuk do të dëgjojë tjetrën dhe ku secila nuk njeh vendimet që merr kundërshtari. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën e 18 dhjetorit, ku njëra anë ka hequr qafe Bashën dhe tjetra Berishën. Në Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata"-t. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Rezultati i referendumit në të cilin shpesh u votua nëpër bare, ndonjëherë edhe në natyrë, si në Sarandë apo Delvinë ishte vijim i kongresit të datës 11 Dhjetor, i cili gjithashtu e shkarkoi Bashën me votim të fshehtë. Lexo me tej:

Andi Bushati:Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Po pas këtij procesi me tre etapa kush e ka shumicën në PD? Lapsi.al ka bërë një shikim të shpejtë të këtij trekëndëshi vështirësisht të zbërthyeshëm. Referendumi Ndonëse Berisha dhe Albana Vokshi shpallën shifrën prej 43385 militantësh që kanë votuar për shkarkimin e Bashës dhe ata ftuan këdo për të bërë verifikimin, referendumi i organizuar nga Foltorja është krejtësisht i paverifikueshëm. Me lista shpeshherë jo të sakta, me komisione që përbëheshin vetëm nga besnikë të së njëjtës palë, publiku e ka të vështirë të bindet për shkarkimin e Bashës me "një anëtar një votë". Në këtë pikë, referendumi i Berishës ishte më tepër një provë force dhe tregim muskujsh, sesa një çertifikim legal i shkarkimit të Bashës. Kuvendi i Berishës Nga të gjitha ngjarjet e fundit, kuvendi që u zhvillua në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar ishte më bindësi dhe më i verifikueshmi. Firmëtarët për mbledhjen e tij u shpallën publikisht, me emra dhe mbiemra para selisë së PD-së. Për ta, nuk pati pothuajse asnjë kontestim nga pala kundërshtare. Delegatët e tij pasi u bënë publikë hynë në ditët e kuvendit me kartë të personalizuar delegati, të shoqëruar nga karta e identitetit. Mbështetësit e Foltores arritën të tregojnë se ata e kishin shumicën dërrmuese të Kuvendit Kombëtar, gjë që i jep atyre legjitimitet në bazë.

Bllofi i “shumicës”, kamera hyn pas Bashës në Pallatin e kongreseve/ Kanë votuar vetëm 1958 delegatë

Kuvendi i Bashës  Në mes të trejave tubimi që bëri Basha në Pallatin e Kongreseve ishte farsa më qesharake. Nëse referendumi i berishistëve nuk dha prova besueshmërie, por as nuk iu kapën fakte manipulimi, tubimi i PD-së zyrtare u kthye në estradë. Fëmijë dhe pastruese të selisë që votonin në sallë, video të rojtarëve të derës që konfirmonin se jo delegatëve, por kujtdo me kartë antarësie i lejohej hyrja, treguan se meraku i vetëm i grupit të vulës ishte të mbushte sallën me 1900 vende. Një verifikim i mëpasshëm me kamera live, për të parë sa vende kishte salla, nxori bllof organizimin duke vërtetuar se aty nuk kishin votuar (edhe nëse të gjithë do kishin qenë delegatë) jo më shumë se 1/4 e kuvendit. Kongresi i Bashës, Plas gallata e memeve në rrjet I vetmi sukses i Bashës ishte se në tubimin e vet kishte më shumë deputetë se ata që mbështesin Berishën dhe më shumë kryetarë degësh të partisë në rrethe. Pra nëse mund të nxirret një konkluzion nga përballja e dy grupeve mund të thuhet se në piramidën e PD-së, Basha është më i fortë në majë, ndërsa sa më poshtë zbret në bazë, aq më e madhe duket fuqia e Berishës. I pari kontrollon kryesinë, ndërsa i dyti antarësinë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI