Flash

"U pamë në sy në pushim dhe kuptuam ç'duhet të bënim": Longo tregoi si mposhti Partizanin

Lapsi.al 19 December 2021
"U pamë në sy në pushim dhe kuptuam ç'duhet

“Para së gjithash dua të them se po luanim me një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, bashkë me Tiranën është e tillë sa i përket cilësisë. Ndoshta edhe goli i shpejt ishte i vështirë për t’u pranuar. Por në pjesën e dytë e pamë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam çfarë duhej të bënim. Treguam një karakter të fortë dhe nuk deshëm vetëm barazimin, por të fitonim dhe kjo është fitore që tregon karakter e personalitet". Diego Longo mund të jetë i lumtur pas javës së 14 në të cilën ka bërë kuotë të plotë pikësh, duke i qendruar ngjitur Tiranës. Elozhet për kundërshtarin janë natyrisht një respekt për emrin e Partizanit, që vazhdon të jetë larg objektivëve, por që i tregoi edhe limitet Kukësit të italianit, që pati nevojë edhe për fat për të triumfuar: "Është e qartë që duhet të përmirësohemi shumë. Punojmë shumë çdo ditë për këtë. Nuk e di se sa skuadra mund të rezistonin pas një goli të tillë".

Ish-lojtari i Kukësi shënoi për Partizanin e pastaj realizoi edhe një autogol nga ata klasikët, për kënaqësinë e Longos: "Mund të themi se Musta ndryshoi dy herë ndeshjen, në fillim dhe pastaj kur shënoi autogolin. Kush ishte gol më i bukur? Për Partizanin ishte i pari, për ne ishte i dyti" bëri humor Longo.

Për skeptikët dhe kritikët, italiani ndonjëherë edhe konfliktual, pavarësisht buonsensit që e karakterizon, Longo ka një mesazh: "Ky grup që në fillim luftoi kundër shumë gjërave dhe të arrijmë në Krishtlindje të bashkuar, të lumtur, është shumë e rëndësishme dhe është me e rëndësishmja. E meritojmë, e kemi treguar se me personalitet mund të arrihet në këto nivele”, e mbylli tekniku i Kukësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI