Flash

Video/ De Laurentiis, një stuhi polemikash: “Nëse flas për Serie A shpërthen fundi i botës! Federata një qendër pushteti”

Lapsi.al 19 December 2021
Video/ De Laurentiis, një stuhi polemikash: “Nëse flas për
Pronari i Napolit, Aurelio de Laurentiis, është nga ata personazhë që krijojnë gjithnjë polemika e nuk e 'rrudhin' gojën kur është puna për të thënë atë që mendojnë. E kështu, në përfundim të asamblesë së Lega Serie A, kur gazetarët e Report iu afruan për një opinion, numri 1 i të kaltërve u ndal te problemet që po përjeton Serie A, sidomos nga pikëpamja e bilanceve në të kuqe. “Mos më bëni të flas për Serinë A, sepse nëse unë flas për futbollin shpërthen fundi i botës. Më ka ardhur në majë të hundës... Më penguan të shkoj në shtëpinë time në Los Angeles për dy vjet dhe mezi pres tani që të jetë 20 janari për të bërë një muaj rigjenerues”. Në lidhje me konkurencën e pandershme, De Laurentiis përgjigjet me baturë, përpara se të fundosë goditjen: "E thatë ju, nuk ka nevojë ta them edhe unë. Mund të arrini vetë në konkluzion, sigurisht. Këto janë përgjegjësitë e Federatës së Futbollit. Lega, nëse është një shoqatë shoqërish aksionare, pra e pavarur, duhet të paguajë Federatë e Futbollit dhe Federata e Futbollit nuk duhet të bëjë asgjë, përvec sekretariatit për gjëra të tilla. Përkundrazi ata janë bërë qendër pushteti. Institucionalisht vendos medaljen”, përfundoi presidenti i Napolit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI