Flash

Video/ Katastrofë e VAR-it në Bergamo: pezullim për Nasca, rrezikon edhe Irrati

Lapsi.al 19 December 2021
Video/ Katastrofë e VAR-it në Bergamo: pezullim për Nasca,

"Pres një shpjegim për golin e anuluar. Besueshmëria e futbollit është në rrezik. Arbitrat të vijnë dhe të flasin e të vendosin fytyrat e tyre mbi këtë cështje". Pas humbjes së rëndë në Bergamo kundër Romës, Gian Piero Gasperini ishte një furi e vërtetë për 2-2 e anuluar ndaj zikaltërve dhe në këtë rast ka të drejtë sepse, siç shpjegon La Gazzetta dello Sport, në stadiumin Geëiss pati një katastrofë të vërtetë mes VAR dhe arbitrit, një gabim procedural që me shumë mundësi do të çojë në pezullimin e arbitrit të VAR Nasca. Por rrezikon edhe arbitri Irrati.

Në minutën e 68, me lojtarët bergamask në disavantazh 1-2, Cristante devijon në portën e tij spondin me shpatull të Zapatës dhe Irrati vlerëson golin, por nga VAR Nasca e informon se pas lojtarit roman është Palomino në pozicion jashtë loje. Argjentinasi, megjithatë, nuk e prek topin dhe për këtë arsye pozicioni jashtë loje mund të konsiderohet aktiv (Palomino me praninë e tij e detyron Cristanten të ndërhyjë) ose pasiv (dhe në këtë rast goli do të ishte i mirë), por detyra për të vendosur nuk i takon Var, që duhet ta kishte thirrur arbitrin për ta rishikuar në fushë e për të gjykuar episodin në monitor.

Nga ana tjetër, Nasca e anuloi direkt golin dhe, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, këtë gabim procedural do ta paguajë me pezullim: pas ndeshjes, në fakt, një delegat i Shoqatës së Arbitrave e ka pranuar rrëmujën te zyrtarët e klubit zikaltër, duke shpjeguar se arbitri ishte i bindur se Palomino e kishte prekur topin. Për këtë arsye rrezikon edhe vetë Irrati.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI