Flash

Video / Kukësi thërret, Tirana përgjigjet: bardheblutë thyejnë kampionët në fuqi dhe rimarrin kryesimin

Lapsi.al 19 December 2021
Video / Kukësi thërret, Tirana përgjigjet: bardheblutë

Tirana fiton ndaj kampionëve në fuqi të Teutës dhe vijon të ruajë shkëputjen nga renditja në Kategorinë Superiore. 2-1 janë imponuar bardheblutë ndaj durrsakëve, në një ndeshje ku në fund rrezikuan që të linin pikët që i kishin fituar me meritë deri në 10 minutat e fundit.

Që në fillim të takimit Tirana u shfaq kërkuese dhe në minutën e 23'-të Totre tregon gjithë talentin e tij me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës që kalon Qirkon. Bardheblutë administruan rezultatin dhe u mbrojtën mirë, ndërkohë që goli i dytë për ta erdhi në minutën e 68'-të falë një kundërsulmi të Xhixhës që i dhuroi një top Seferit i cili e finalizoi sferën në rrjetë.

Në këtë pikë kryeqytetasit e menduan të mbyllur shumë shpejt sfidën duke ulur ritmin, ndërkohë që Teuta u kthye në lojë duke rrezikuar e duke shënuar me Grudën. Një sfidë që u shoqërua me shumë emocione deri në sekondat e fundit, por suksesi ishte i bardhebluve të cilët morën 3 pikët dhe ruajtën distancën nga Kukësi i vendit të dytë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI