Flash

Video/ Shikoni cfarë i ndodh autobuzit të Ajax para ndeshjes me Feyenoord: qindra agresorë nuk pyetën për izolimin

Lapsi.al 19 December 2021
Video/ Shikoni cfarë i ndodh autobuzit të Ajax para ndeshjes me
Në ditën që Holanda është sërish në izolim për shkak të Covid, policia e Roterdamit duhej të ndërhynte me blindat me ujë për të shpërndarë "disa duzina" agresorë pranë stadiumit De Kuip në qytetin port, pak para ndeshjes midis Feyenoord dhe Ajax. Sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP, autobusi i miqve u vu në shënjestër të bombave tymuese dhe fishekzjarrëve pas mbërritjes në stadium. Një grup prej 100-150 personash hodhën edhe fishekzjarrë dhe shishe ndaj policisë, e cila kreu disa arrestime. Ndeshja, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye shëndetësore, dukej edhe më e tensionuar se zakonisht pas transferimit të Steven Berghuis nga Feyenoord te Ajax verën e kaluar. Feyenoord Rotterdam është i njohur për disa nga mbështetësit më të dhunshëm në Evropë. VIDEO E SULMIT E PARË NGA AUTOBUSI I AJAX

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI