Flash

Infantino e do Kupën e Botës çdo dy vjet, fut në lojë edhe Kupën e Afrikës: "Mund të luhet në shtator, në favor të klubeve"

Lapsi.al 20 December 2021
Infantino e do Kupën e Botës çdo dy vjet, fut në lojë

Gianni Infantino, numri 1 i futbollit botëror, i është rikthyer hipotezës së organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet: "Është e realizueshme, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo ekonomike. Do të kishte një kthim shumë të fortë ekonomik dhe kjo do të thotë se mund të ketë më shumë parapër të riinvestuar në zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të botës. Në fund të gjithë do të përfitonin, nga më i pasuri tek më i varfëri, të gjithë do të kishin mundësinë të luanin dhe të kishin të ardhura më të mëdha”.

Një temë e nxehtë është edhe ajo e Kupës së Kombeve të Afrikës: "Është një kompeticion që luhet çdo dy vjet dhe ne e kuptojmë rëndësinë e këtij turneu. Deri para disa vitesh, askujt nuk i interesonte që luhej në dimër. Tani është bërë problem sepse shumë lojtarë afrikanë luajnë në klube të mëdha, të cilat i humbasin në një moment të rëndësishëm të sezonit. Nëse mund të riprogramojmë kalendarin e të sigurohemi që një kupë e vendeve afrikane të luhet në dritaren ndërkombëtare të shtatorit - thotë Infantino - në vend të janarit apo shkurtit, do të kishim zgjidhur një problem në shumë kampionate që kanë lojtarë afrikanë. Është pjesë e procesit për të cilin po flasim. Nuk më pëlqen të flas për luftëra apo armiq, por për sprova. Është e rëndësishme që së bashku të kërkojmë zgjidhjen më të mirë.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI